easyPos

Përparësitë tona

easyPos është zgjidhja ideale për fiskalizimin.

Thjeshtësia

Aplikacioni easyPos mund të instalohet në çdo kompjuter, tabletë, telefon smartphone apo POS fizik. Është i thjeshtë në përdorim dhe i shpejtë në reagim. Do t'ju duhen pak minuta për ta instaluar dhe do të mund të lëshoni menjëherë faturat e para.

Cilësia

easyPos është një zgjidhje e besueshme, e menduar për çdo lloj biznesi në Shqipëri — nga bizneset e vogla tek korporatat e mëdha. Me të mund të kryeni një sërë veprimesh, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm punën tuaj të përditshme. Më konkretisht, me easyPos-in deklaroni dhe menaxhoni arkën, lëshoni fatura, menaxhoni artikujt dhe magazinën, gjeneroni raporte periodike mbi veprimtarinë tuaj ekonomike e të tjera.

Siguria

Të dhënat tuaja ruhen në sistemin tonë, në Cloud. Në çdo kohë, pavarësisht problemit që mund të keni me kompjuterin apo telefonin (dëmtim, vjedhje, etj.), të dhënat tuaja gjenden menjëherë, të paprekura dhe të vlefshme si për tatimet, si për përdorimin tuaj menaxherial. Të gjitha transmetimet janë të enkriptuara dhe të pakuptueshme për palë të treta.

Gjithçka që ju nevojitet për fiskalizimin

Një platformë e vetme për të gjitha nevojat e biznesit tuaj

Të gjitha llojet e faturave

  • Fatura me para në dorë (B2C)
  • Fatura pa para në dorë (B2B)
  • Fatura elektronike (e-Fatura)
  • Fatura korrigjuese
  • Fatura eksporti
  • Vetë-faturim

Menaxhim i plotë

  • Magazinë dhe inventar në kohë reale
  • Databazë klientësh dhe furnitorësh
  • Katalog artikujsh me barcode
  • Menaxhim shumë degësh
  • Përdorues dhe operatorë të shumtë
  • Arka të shumta pa limit

Shpërndarje e lehtë

  • Dërgo fatura në WhatsApp
  • Dërgo fatura me email
  • Eksporto PDF të personalizuar
  • Printo me printer termik
  • Fatura në shumë gjuhë

Automatizim

  • Import masiv faturash
  • Ngarkim automatik faturash utilitare
  • Kujtesa për pagesa të vonuara
  • Fatura të përsëritura automatike
  • Krijim preventivash dhe ofertash

Raporte dhe analiza

  • Raporte shitjesh në kohë reale
  • Indikatorë financiarë
  • Gjurmim detyrimesh ndaj palëve të treta
  • Analiza fitimi dhe humbjeje
  • Eksport për kontabilitetin

Integrime

  • API e plotë për zhvillues
  • Integrim me software kontabiliteti
  • Lidhje me platforma e-commerce
  • Integrim me bankat
  • Mbështetje për të gjitha pajisjet POS

Zgjidhje për çdo industri

easyPos përshtatet me nevojat e biznesit tuaj

Dyqane & Retail

Restorante & Bare

Profesione të lira

Shumicë & Distribucioni

Farmaci & Klinikë

E-commerce

Me easyPos mund të fiskalizoni fatura kundrejt individëve, por edhe kundrejt firmave (pagesa me para në dorë).

Deklaroni arkën (fiskalizojeni), në fillim të ditës së punës, dhe menaxhojeni atë sipas nevojës.

Me pak klikime, fiskalizoni faturat e para. Përdorni një printer termik për të printuar faturat.

Hyni në app.easypos.al dhe krijoni ose importoni artikuj, shtoni klientë, menaxhoni faturat e fiskalizuara dhe magazinën, krijoni raporte të veprimtarisë tuaj ekonomike, e të tjera.

Rreth nesh

ESDP lindi nga pasioni për të krijuar, për të qenë të pavarur, për t'u gjetur zgjidhje problemeve të vështira. E nisëm rrugëtimin tonë në 2013, nga dëshira për t'u marrë me elektronikë, për të qenë krijues dhe të pavarur. Në 2016 hodhëm në treg produktin tonë të parë të suksesshëm, modemin për kasat fiskale. Ai qe një hap rastësor, por domethënës. Sot jemi një nga shoqëritë e para që licensohet nga AKSHI dhe DPT-ja për software-in e fiskalizimit. Ne jemi një ekip i vogël, por shumë i përkushtuar: lindëm si një grup "peshkopësh" që përpiqen të gjejnë zgjidhje cilësore, elegante dhe praktike. Sot, pak nga pak po shndërrohemi në një shoqëri me ambicie të mëdha. Sot jemi një shoqëri që mund të krijojë produkte software-ike dhe hardware-ike: në këtë drejtim, jemi të veçantë në Shqipëri.

Çmimet

Aplikacionet tona dhe pajisjet elektronike që ju ofrojmë për instalimin e tyre gjejnë përdorime të ndryshme, në varësi të nevojave të klientit. Kontaktoni me stafin tonë për të kuptuar më mirë cila është zgjidhja më e mirë dhe më e lirë për ju.

easyPos-sketch-logo

easyPos

  • Fatura normale dhe të thjeshta
  • Arka
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud
  •  

L7.000/vit

Bli tani
easyInvoice-sketch-logo

easyInvoice

  • Fatura elektronike
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud
  •  
  •  

L10.000/vit

Bli tani
easyPos&easyInvoice

easyPos + easyInvoice

  • Fatura normale dhe të thjeshta
  • Fatura elektronike
  • Arka
  • Artikuj
  • Subjekte
  • Llogari
  • Raporte
  • Magazinë
  • Back-up në cloud

L15.000/vit

Bli tani

Developers

Integroni sistemin tuaj me easyPos përmes API-së sonë

Shiko dokumentacionin

Instalime

Këtu mund të shkarkoni aplikacionet tona. Ju mjafton të përzgjidhni llojin e pajisjes dhe sistemin operativ përkatës. Klikim të mbarë!

Shkarko
easyPos

në 60 sekonda

Çfarë thonë klientët tanë

"Na kontaktoni që t'ju japim emra referencë, në rast se doni të bisedoni personalisht me ndonjë nga klientët tanë."

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini për fiskalizimin dhe easyPos

Fiskalizimi është procesi i raportimit në kohë reale të të gjitha transaksioneve tregtare tek Administrata Tatimore përmes sistemit elektronik. Në Shqipëri, fiskalizimi është i detyrueshëm për të gjitha bizneset që lëshojnë fatura, sipas ligjit të miratuar nga DPT dhe AKSHI.

Na kontaktoni

Kontaktoni në numrin e telefonit +355 4 453 7777
ose dërgoni një mesazh duke plotësuar kutitë më poshtë me të dhënat tuaja dhe ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Mesazhi po dërgohet. Ju lutem prisni...

Mesazhi u dërgua me sukses!